Rregullorja

[Përmbajtja ]

  • Hyrja

  • Qëllimet dhe synimet tona

  • Kushtet e përgjithshme të përdorimit

  • Kushtet themelore

  • Të drejtat e rezervuara

  • Privatësia

  • Drejtat e Informacioneve

  • E drejta e autorit

  • E drejta e autorit për Lajme

  • Zgjidhja e Mosmarrëveshjeve

  • Sugjerimet tona

Cookies në webfaqën ton përdoren pë analizimin e vizitorve tonë për studimin e tregut dhe përmirsimin e informacioneve për vizitorët tan, por nëse ju dëshironi deaktivizimin e tyre atëher ju lutem shtypi Deaktivizo Cookies

Deaktivizo Cookies

 
 
Të gjitha informatat si :Numrat e telefonit adresat lokacionet imazhet përshkrimi i Kushteve të përdorimit dhe gjitha informacionet tjera në faqen e internetit(ntelefon.com) janë lëndë të mbrojtjes së drejtave të autorit dhe formave të tjera të pronësisë intelektuale.

 

[Hyrje]

nTelefon.com është një web-faqe që ka filluar punën nga muaji Shkurt i vitit 2015, dhe ka bërë lansimin e webit online në muajin dhjetor 2015. Për një periudhë shumë të shpejt kohore ka bërë regjistrimin e më shumë se 90% të bizneseve që gjenden në rajonin e Prishtinës .Në nTelefon.com, gjinden informacionet rreth: Bizneseve private( ku përfshihen të gjitha veprimtaritë pa përjashtim llojin e biznesit (publik apo privat) se çfarë veprimtarie zotëron, Institucionet shtetërore dhe shumë e shumë të tjera.

 

[Qëllimi jonë]

Qëllimi jonë si veprimtari shoqërore është qe të ua lehtësojmë konsumatorëve kërkesat e tyre. Duke ditur se të gjitha këto biznese posedojnë web-faqet e tyre vetëm se mënyra e kontaktimit përmes ntelefon.com do të jetë më e lehtë për vet faktin se do të jenë të gjitha bizneset në një vend dhe në një format.

E veçanta e gjithë punës tonë është sepse të gjitha informacionet mund ti gjeni dhe atëherë kur nuk keni qasje në internet (dhe në offline modus).

 

Konsumatorët :Keni kërkuar ndonjëherë ndonjë dyqan dhe ka qenë shumë e vështirë për tu gjetur

Keni kërkuar ndonjëherë ndonjë numër të ndonjë biznesi apo veprimtarie të ndryshme dhe ka qenë e pa mundur që ta gjeni!

Ju kanë ftuar shokët ,familjaret në ndonjë takim dhe ka qenë shumë e vështirë te gjendet ai lokacion!

Qasja më e lehtë deri tek informacioni i duhur dhe të gjitha në formën e njëjtë mund ti gjeni tek web-faqja Informuese për Prishtinën http://www.ntelefon.com/

Bizneset: nTelefon.com ka për qëllim që në të ardhmen të zgjeroj veprimtarin e ti në të gjithë territorin e Kosovës

Dëshironi që gjithmonë klientët tuaj të jenë të informuar rreth biznesit tuaj si p.sh. ta kenë orarin, numrin e telefonit, lokacionin,

po ashtu dhe produktet që gjenden në biznesin tuaj. Ofertat e ndryshme dhe shumë e shumë tjera.

Tashmë është shumë e lehtë sepse të gjitha këto opsione mund ti keni në një vend dhe ai vend është ntelefon.com


 

[Kushtet e përgjithshme të përdorimit]

Përdorimi i webfaqës www.ntelefon.com po ashtu aplikacionit ton në Play Store and App Store nënkupton pranimin e Kushteve të Përdorimit, të cilat hyjnë në fuqi nga momenti kur ju përdorni nTelefon.com. nTelefon mban të rezervuar të drejtën e ndryshimit të këtyre kushteve duke publikuar ndryshimet në momentin që ajo e sheh të nevojshme.

 

[Kushtet themelore]

Shkelja e ndonjërës prej këtyre marrëveshjeve do të rezultojë në mbylljen e IP në nTelefon.com. Ndërsa nTelefon.com ndalon një sjellje dhe përmbajtje të tillë në faqen tonë, ju e kuptoni dhe pranoni që nTelefon.com nuk mund të jetë përgjegjëse për përmbajtje të vënë në faqen e saj të internetit dhe ju megjithatë mund të jeni të ekspozuar ndaj materialeve të tilla dhe që ju e kuptoni dhe pranoni që shërbimin nTelefon.com e përdorni në rrezikun tuaj.

 

[Të drejtat e rezervuara]

nTelefon nuk mban përgjegjësi për pasaktësitë apo anomalitë të tjera, si dhe çdo vendim të cilin e merrni duke u bazuar mbi informacionin e publikuar në këtë web faqe. Ne nuk mbajmë përgjegjësi për dëmet individuale, kolektive, apo dëme të çfarëdo lloji tjetër që rezultojnë nga informacioni i marrë në mënyrë direke apo indirekte nga kjo web faqe.

 

[Privatësia]

Ne, në asnjë rast, nuk i ofrojmë të dhënat e vizitorve në nTelefon palëve të treta apo kushdo qoftë tjetër. Të dhënat personale të vizitorve, në asnjë rast nuk do të përdoren pa lejen tuaj paraprake. I vetmi përjashtim është kur një gjë e tillë kërkohet përmes vendimit të një gjykate në Republikën e Kosovës.

 

[Drejtat e Informacioneve]

Ne nuk garantojmë që shërbimet e ofruara nga web faqja jonë nuk do të ndërpriten apo do të jenë pa gabime, por ne marrim përsipër që këto defekte të mundshme të korrigjohen dhe përmirësohen, si dhe të punohet sistematikisht që kjo web faqe apo serverit që e mundësojnë aksesin e kësaj faqeje, të mos kenë viruse apo probleme ekzekutimi. Emrat, pamjet dhe logot që na identifikojnë neve apo produktet dhe shërbimet tona, janë shenja që na përkasin dhe na dallojnë nga palët e treta. nTelefon ka drejtë për të fshirë të gjitha informacionet e gabuara në webfaqën tonë, si dhe bllokimin e IP të cilat kanë për qëllim dëmtimin e webfaqës tonë si dhe pas tentimit të tyre do të ndjekeni ligjërisht.

 

[E drejta e autorit]

E drejta e autorit në nTelefon përfshin të gjitha të drejtat, përgjegjësitë dhe obligimet të përcaktuara në ligjet e Kosovës. Materialet e palëve të tretë të publikuara në nTelefon përmbajnë burimin e tyre. Qëllimi i publikimit të këtyre materialeve në nTelefon është thjesht informative dhe nuk shiten apo ofrohen me pagesë. Nëse ju jeni të interesuar të përdorini këto material si kopjimin e tyre apo drejtimin në webfaqën e 3t, ju duhet të kontaktoni autorët përkatës nTelefon.com!

 

[E drejta e autorit për Lajme]

Ne si Web-site nTelefon.com nuk i keqpërdorim portalet të tjera sa i përket postimeve të lajmeve që ato portale bëjnë por vetëm ua mundësojmë konsumatorëve qasje më të lehtë të lajmeve që kanë më pak njohuri rreth teknologjisë. Tek ne vetëm figuron titulli i lajmit kurse për ta lexuar lajmin e plot lidheni direkt tek ai portal i cili e ka postuar atë lajm

 

[Zgjedhja e mosmarrveshjeve]

Këto kushte dhe rregulla janë hartuar në pajtim me ligjet e Republikës së Kosovës dhe në varësi të ndryshimeve ligjore do të përshtaten me ndryshimet përkatëse. Mosmarrëveshjet eventuale, do të jenë ekskluzivisht subjekte të gjykatave Kosovare. Nëse nuk pranohen këto rregulla dhe kushte, atëherë ju duhet të ndërprisni menjëherë përdorimin e kësaj web faqeje.

 

[Sugjerimet tona]

Stafi i nTelefon.com ju Sugjeroj përdorimin e informacioneve me mençuri dhe me respekt ndaj bizneseve, ne kërkojmë nga ju mos shkelen e rregullave tona e po ashtu respektimin e tyre për arsye të mos dëmtimit të informacioneve tek Vizitorët tanë.

 

Me Respekt

nTelefon Inc

www.ntelefon.com

Rregullorja

Updated on 2018-06-24T23:59:50+00:00, by Admin.